Vetëm ty të desha, ty dhe askënd tjetër Dhe tani më mundon ajo dashuri e vjetër Për të cilën çdo gjë dhashë, të gjitha që i pata Por mbeten veç kujtimet, të tjerat i gëlltiti nata.
Kaluam ne sëbashku, pothuaj një vit plot Mendoja se më doje, por unë të desha kot Më the se më don, por e deshe tjetër kënd Si u mashtrova nuk e di, këtë më së miri e di ti.
Më ushqeve me gënjeshtrat e tua një vit plot Ma mundove shpirtin saqë për ty derdha dhe lot Ma theve zemrën me tradhëti, e unë të gjitha i duroja Kisha humbur në çmendi, isha i marrë që ty të doja.
Shpresoja se ndoshta nesër, më e mençur do të zgjohesh Do të mendosh më larg për gjërat dhe do të përmirësohesh Por ti vazhdove me tënden, nuk di se si të doli Të humba apo më humbe dhe lumturia foli, foli.
Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë (se ç'është të dashurosh) Mendo mirë, në rrugë (para se të veprosh) Mendo mirë, në rrugë (se ç'është të dashurosh)
Në ëndërra më del para, më buzëqesh, më shikon Pastaj ngadalë fillon të humbësh, por më thërret, me dorë më fton E unë të ndjek nga pas, por bije në grackë të ndytë Të lus ty për ndihmë, por ti i mbyll veshët dhe sytë.
Dhe në jetë kështu ma bëre, por krejt ndryshe dukej Ti vetëm luaje rolin, me çdo saktësi që duhej Ende se kuptoj ç'ka dhe pse na lidhi aq gjatë Më duket se jemi të ndryhëm, si dita me natë. (Si dita me natë)
Por unë për ty provova dhe shumë gjëra i ndryshova Edhe ti po të provoje, shumë gjëra do i ndryshoje E ndoshta do të ishim sëbashku, edhe tash, edhe më vonë Ndoshta kurrë nuk do të shuhej, kjo dashuri e jonë.
Dhe kjo varet prej teje, sepse unë i gatshëm jam E ato mend që i pata edhe tani unë i kam E ti e di se gjithmonë të kam dashur vetëm ty Por ti së pari me mend shiko, e pastaj me sy. (Pastaj me sy)
Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë (para se të veprosh) Mendo mirë, në rrugë (se ç'është se ç'është të dashurosh)
Mbaj mend që ti je larg meje, në zemër ndiej një zbrazëti Më mungon ajo buzëqeshje dhe ngrohtësia që më dhe ti Por koha shëron plagët, kështu ka qenë gjithmonë Dhe një ditë ndoshta harrohet dhe dashuria jonë.
Por nëse ti je penduar dhe tani vërtet më don Mund të fillojmë krejt prej fillimit se çdo e keqe kalon Por krejt nuk harrohet kurrë, se të mbet si pikë në zemër E kjo jetë nuk e ka hak, që të shkatërrohet veç për një femër.
Por kur mendoj prapë ti je, e vetmja vajzë në këtë jetë Që më bëri të lumtur dhe që e desha me të vërtetë Dhe nëse don që të jemi sëbashku, më e mençur duket të jesh Ti përmirësosh gabimet e tua, se jeta është para nesh.
Mendo mirë, në rrugë (Mendo mirë para se të veprosh) Mendo mirë, në rrugë (se ç'është se ç'është të dashurosh) Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë (se ç'është të dashurosh) Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë Mendo mirë, në rrugë
Ritmi I Rruges - Mendo Mire Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Mendo Mire".
3. Video është e këngës "Mendo Mire", por nuk këndohet nga Ritmi I Rruges.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.