>
BIOSHQIP
Biografia
Që nga mosha katër vjeçare jeton në Prishtinë. Si fëmijë kishte shkathtësi dhe ëndërronte shumë për artin. Si i vogël diti çka është e veçanta e tij dhe diti ti realizojë thuajse të gjitha ëndrrat. Prej moshës trembëdhjetë vjeçare Riza Selimi fillon te merret me muzike. Në familje ishte babai i tij i cili dinte te luante në çifteli, dhe në instrumente frymore. Tani Riza rreshtohet mire në muzikën folklorike me të cilën edhe do të identifikohej më vonë gjatë karrierës së tij. Në vitet 1981/82 regjistrohet në Sh.K.A. “Hyvzi Sylemani” në Prishtinë,më vonë ishte anëtar i shumë shoqërive që ekzistonin në atë kohë në Prishtinë. Prezantimet e para të tij para publikut fillojnë pikërisht me Sh.K.A. “Hyvzi Sylejmani” në koncertet që organizoheshin nëpër Kosovë. Prezentimi i tij i parë para kamerave televizive ishte me 1985, inçizimi ishte bërë në Radio Prishtinë dhe u gjirua në TVP. Këngët i këndoj me kolegët e atëhershëm Shaip Berishen,Fadil Osmanin dhe Naser Dragushen. Një vit më vonë më 1986 me të njëjtin formacion të grupit realizon albumin e parë në Shkup i cili titullohet “KOSOVARE E MIRO”. Aktivitetin e vet, përveç në koncerte, e festivale, Riza e vazhdon nëpër dasma e ahengje të ndryshme me shumë këngëtar,mirëpo që duhet veçuar janë Enver Batllava, Nazmi Gërdovci e Ibrahim Ajeti me të cilët vazhdon pa ndërprerë bashkëpunimi që nga viti 1990. Ne realizimin e këngëve që i ka edituar deri më tani bashkëpunëtorët janë të shumtë si, Shaqir Hoti, Shaqir Cërrvadiku, Ilir Shaqiri, Naim Gjoshi, Hysni Klinaku, Hashim Shala, Rifart Berisha etj. Gjatë punës në realizimin e albumeve ka bashkëpunuar me shumë krijues,shkrimtar e poet. Gjithashtu inçizimet u realizuan në shumë studio si ajo e: Valton Beqirit, Hysni Klinakut, Naim Krasniqit, Xhevdet Gashit, Burim Krasniqit. Për tekste u kujdesen tekstshkrues të ndryshëm si: Ismail Fazliu, Lumnije Klinaku, Milaim Islami, Fatmir Muja, Gjok Beci etj. Përveç albumeve të tij, Riza ka nxjerr në treg edhe shumë albume, në duet me kolegun e ti Enver Batllavën. Tani Riza Selimi, me familjen e tij jeton dhe vepron në Prishtinë.

Më datë 28 Dhjetor 2007, Riza Selimi publikon videoklipin "Kujtim...".

Më datë 28 Shkurt 2008, Riza Selimi publikon videoklipin "Vallzojn Trojet E Mia".

Më datë 6 Gusht 2009, Riza Selimi & Mendi publikojnë videoklipin "Te Mireve Beju Mir O Zot".

Më datë 17 Shkurt 2016, Riza Selimi publikon videoklipin "Oj Kosove Kurr Se Ndale Luften".

Më datë 11 Tetor 2018, Enver Batllava & Riza Selimi publikojnë videoklipin "Oda E Vjeter Ku Na Mbet".

Më datë 15 Qershor 2019, Riza Selimi & Besim Zeqiri publikojnë videoklipin "Vendi I Dashur Ku U Linda". Orkestrimi i këngës u punua nga Hysni Klinaku.

Më datë 18 Qershor 2020, Riza Selimi publikon videoklipin "Malli Per Vendlindjen". Muzika e këngës u punua nga Riza Selimi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Hysni Klinaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 19 Maj 2022, Riza Selimi publikon videoklipin "Kenge Per Deshmorin Rrahman Murati". Muzika e këngës u punua nga vetë Riza Selimi, teksti u shkrua nga Milaim Islami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Labinot Mezini.

Më datë 20 Tetor 2023, Riza Selimi publikon videoklipin "Dëshmorit Ismet Asllani". Muzika e këngës u punua nga vetë Riza Selimi, teksti u shkrua nga Milaim Islami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Hysni Klinaku.

Më datë 25 Nëntor 2023, Riza Selimi publikon videoklipin "Nëna E Legjendarit (Zahide Jashari)". Muzika e këngës është kompozuar nga vetë Riza Selimi, ndërsa orkestrimin e përgatiti Hysni Klinaku.