>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i tij i vertetë është Roki Nilaj por njihet si Rocky (djali i Kelmendit), lindur me dt. 05.02.2001 ne Shkoder.

Në vitin 2019, Rocky se bashku me Fatman dhe Frenzy (2 rreperë shqiptar qe jetojne ne Amerikë), formojne grupin e tyre "KILLMEN RECORDS", qe vjen nga emri i vendit nga ata jane "KELMEND".

Në Shkurt 2020, Rocky merr pjesë në festivalin e muzikes në Top Channel "Jehó" 2020 me këngën "Killmen Boys".

Më datë 14 Shkurt 2021, Rocky publikon videoklipin "Jena Pa". Me tekstin e shkruar nga ai vetë dhe videoklipin e bërë tek "Mrizi i Zanave", në Fishtë të Lezhës, kënga numëron 25k klikime për 24h. Duket se "Rocky" u ka rrëmbyer zemrën të dashuruarve me këtë këngë sepse zgjodhi ditën e Shen Valentinit për ta publikuar.

Më datë 28 Prill 2023, Tru Pak & Rocky publikojnë videoklipin "Zot". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Tru Pak.