>
BIOSHQIP
Biografia
ROD ka filluar karrieren e tij muzikore qe ne moshen 8 vjecare. Ai ka marre pjese ne festivale te ndryshme brenda e jashte vendit dhe ka arritur te renditet me rezultate te mira, duke perfshire ketu edhe fitore. Aktualisht, Rod po punon me një shtëpi diskografike suedeze dhe synon tregun ndërkombëtar. Tre prej këngëve të Rod kanë mundur të bëhen pjesë të çarteve të ndryshme europiane.

Ne vitin 2010 ROD fitoi vendin e pare ne festivalin e femijeve “Tingujt e Adriatikut”. Nje vit me pas u shpall fitues i festivaleve te ndryshme per femije ne Kavaje, Gjirokaster dhe Sarande. Fitorja e tij me e madhe ishte ne festivalin e femijeve ne Kosove, festival ne te cilin merrnin pjese kengetare nga i gjithe ballkani.

Ne vitin 2013 ai merr pjese ne edicionin e pare te “X Factor Albania” dhe arrin te shkoje deri ne fazen e bootcamp.

Ne vitin 2015 ROD publikoi kengen e tij te pare “Light It Up”, kenge e cila ishte pjese e albumit zyrtar te eventit “Global Meditaton Scope”, event ky i organizuar nga programi shume i njohur “Periscope”.

Ne te njejtin vit ai lidhi kontrate me shtepine diskografike suedeze “NAITSIRCS PRODUCTIONS”.
Ne vitin 2016 ROD mori pjese ne edicionin e 5-te te “The Voice of Albania”. Ai arriti te kualifikohej pas nje audicioni te suksesshem ku u kthyen te 4-t tranjeret. Eksperienca e tij ne kete talent show perfundoi ne fazen e betejave.

Ne vitin 2016 ai publikoi hitin e tij “Summer Paradise”, kenge e cila ishte nje bashkepunim me kengetaren suedeze Ebba Knutsson. Kenga arriti te ishte pjese e charteve te ndryshme ne europe, duke cituar keshtu: vendin e 6-te ne iTunes ne Suedi, vendin e 27-te ne Spotify Viral ne Suedi, vendin e 11-te ne Spotify Viral ne Norvegji dhe aktualisht numeron 350,000 degjime ne Spotify. Prestigjozja suedeze “Scandipop” beri nje vleresim per kengen duke e pershkruar ate si nje super hit veror.

Më datë 1 Shkurt 2017, Rod publikon videoklipin "Zero". Me këtë këngë, Rod merr pjesë në Kënga Magjike 2016 në vitin 2016.

Në Tetor 2018, Rod merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Engjell". Ai arriti të marrë votat e jurisë duke marrë kështu statusin për t`u votuar dhe për të votuar. Pas festivalit kënga e tij "Ëngjëll" u rendit në vendin e parë në çartin më të madh në Suedi, iTunes për 4 ditë me rradhë.

Në Shtator 2019, Rod merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Hologram".

Në Mars 2020, Rod merr pjesë në Jehó 2020 me këngën "I Know". Ai arriti te kualifikohej per ne finalen e madhe.

Më datë 29 Maj 2020, Em & Rod publikojnë videoklipin "You. Me. Now.".
KATEGORI: