>
BIOSHQIP

Roderika Fiton çmimin Best Production Me Videoklipin “Eriku”

10-06-2012
Nuk shkoi shumë kohë nga festivali “Ylberi” mbajtur në Shkup, ku zuri vendin e parë, dhe tani vjen suksesi i radhës i këngëtares Roderika Ukelli. Videoklipi i saj “Eriku”, të cilën këngë ia ka kushtuar vëllait të saj, Erikut, në festivalin “Tingulli im” mbajtur të shtunën në Tiranë, mori çmimin shumë të rëndësishëm “Best Production”. Tani lirisht mund të themi se Roderika është këngëtare e të gjithë shqiptarëve dhe një ditë nga ajo pritet shumë, pse jo të synojë edhe tregun evropian, sepse i ka të gjitha, talentin, zërin, paraqitjen skenike, me një fjalë të gjitha elementet që i duhen një këngëtari të suksesshëm. Roderika në ndarjen e çmimeve mori shumë duartrokitje. Me këtë rast, e këndoi edhe këngën “Eriku”, e cila u prit shumë mirë, dhe kishte edhe të atillë që kanë arritur suksese në talent shou “X-Factor”, siq është Anxhelo Miho,i cili i bëri pyetje Roderikës se si arrin të jetë kaq e shkathët në skenë dhe aq natyrshëm. Ai madje deklaraoi se është fans i madh i Roderikës. Përgjigjja gjendet në këngët e Roderikës, sepse janë këngë jo vetëm për fëmijë, por që me shumë kënaqësi i dëgjojnë edhe të rriturit. E kur jemi te skena, kush tjetër pos Roderika Ukellit e menaxhon atë në mënyrë të përkryer. Ajo prej vitesh është mishëruar me skenën dhe për atë arsye di të vallëzojë shkëlqyer, prandaj këngët e saj pëlqehen kaq shumë. Festivali “Ylberi”, ku zuri vendin e parë dhe tashti “Tingulli im”, janë paralajmërim i qartë se me shumë sukses është duke ardhur një superyll, e ajo është Roderika Ukelli.
(kosova sot)

Roderika Fiton çmimin Best Production Me Videoklipin “Eriku”