>
BIOSHQIP
Biografia
Roderika Ukelli ka lindur ne Slloveni.

Më datë 21 Korrik 2008, Roderika Ukelli publikon këngën e parë dhe videoklipin "Pasta".

Kënga e saj e dytë quhet "Bonton", ndërsa kënga tjetër që është pëlqyer nga publiku është "Pitja e Roderikes". Kënga e katërt quhet "Endrra e Roderikës", e cila nuk ka videoklip.

Më datë 5 Tetor 2009, Roderika Ukelli publikon videoklipin "Bicikleta".

Më datë 27 Shkurt 2010, Roderika Ukelli publikon videoklipin "Superstar", e cila u be nje hit ne te gjitha trevat shqiptare.

Në vitin 2010, Roderika Ukelli merr pjesë në Ylberi 2010 me këngën "Hana Montana".

Kenga e shtate quhet "This is me", e cila deri me tani eshte kenga e saj e pare ne anglisht. Kenga e tete eshte dueti me Korab Shaqirin, kenga "Liri". Kenga e nente eshte "Viti i Roderikes".

Kënga e dhjetë ishte hiti i vitit 2012 "ERIKU", me të cilën fitoi çmimin e parë në Shkup në Ylberi 2012 dhe Best Production në Tiranë në Tingulli Im.

Në vitin 2012, Roderika Ukelli publikon albumin "Roderika".

Më datë 3 Prill 2013, Roderika Ukelli publikon videoklipin "Diferenca", e cila iu kushtua fëmijeve me autizëm.

Më datë 9 Nëntor 2013, Roderika Ukelli publikon videoklipin "Vajzat". Me këtë këngë, Roderika Ukelli fiton vendin e parë në Lyra Fest, Gjakovë në vitin 2013.

Kënga tjetër ishte popullore në duet me Yllka Kuqin dhe titullohej "Përse te rrit mamaja ty", e kënduar fillimisht nga Eli Fara.

Më datë 7 Shkurt 2014, Eliza Hoxha & Roderika Ukelli publikojnë videoklipin "Heal The World", në bashkëpunim me Xixellonjat", me rastin e projektit "HAND TO HAND" nga Kosova's Philanthropists. Roderika ishte një moderatore në projektet e tyre.

Në Prill 2014, Roderika Ukelli merr pjesë në Vihuela Fest 2014 me këngën "Gjyshi Dhe Gjyshja" dhe fitoi cmimin e parë me këtë këngë kushtuar gjyshërve te saj.

Më datë 4 Korrik 2014, Kosovas Philanthropists publikon videoklipin "Hand To Hand". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Eliza Hoxha. Kjo ishte një tjetër këngë e projektit "HAND TO HAND" nga Kosova's Philanthropists.