>
LETERSISHQIP

Vdes Për Ty, Jeto Për Mua!

Kjo botë nuk është e imja,
Nuk duket t’i përkas asaj,
Më vrau mua dhimbja,
Që vdiqa pa faj…

Ti nuk je në rregull,
Më thonin të gjithë,
Te unë kish’mjergull,
E mjergull jam sërish’.

Ti nuk je frymëzim,
I fjalëve të mia,
S’je shpresë për lirinë,
Ti je vetë liria.

Unë nuk flas më,
Nuk dua të bësh asgjë,
Nuk dua të shkruash më,
Nga unë s’do ketë më zë.

E vdes se nuk më do,
E vdes se të dua,
Eja më rizgjo,
Jetën jepma mua.

Unë do të vrisja për ty,
Që ti t’më vrisje mua,
Ia vlen të vdes për ty,
E ti të jetosh për mua.

DËRGOI: