>
LETERSISHQIP

Poema E Lumturisë

Unë nuk jam njeri i lumtur,
As hëna, as dielli nuk janë,
Dhe lotët me ta kanë humbur,
E me jetën vec vdekja ngjan!

Unë jam një njeri lumtur,
Dhe gjethet, dhe lumenjtë janë,
Dhe e qeshura me ta është futur,
E me mohimin vec shpresa ngjan!

Unë nuk jam fare një njeri,
Dhe fjalët, dhe endrrat nuk janë,
Dhe dallga nuk del më nga deti,
Dhe varri me lulen më përngjan!

DËRGOI: