>
LETERSISHQIP

Botë Daltonike!

Akrepat e sahatit të botës ngrinë,
Në acarin që sollën lotët e kohës,
Njërëzit e shpërfillën i lanë vetminë,
Në skutat e errëta n’kore të tokës.

Dhe rrezja e diellit që tokën e fshik,
E humbi shkëlqimin e më nuk ngroh,
Tokën e ëmbël që dikur kishte mik,
E tashmë së largu i thotë nuk të njoh.

Dhe njerëzit e shtuan më shumë çudinë,
Kur botën e tyre të dashur e braktisën,
Se të gjithë dashuruan errësirën e vetminë,
E një nga një mantelit te jetës ngjyrat i grisën.