>
LETERSISHQIP

Epsh I Shëmtuar

Mua më kanë pëlqyer.
Librat,vera dhe e lashta,
Ishte vëndi për tu rikthyer,
Më kohën në kohërat e lashta.
Ku koktejlet e hidhura të alkolit,
Dhe banaqet autobuza- anglez,
I shqyen shpirtin e dehur piktorit,
Tashmë daltonik dhe memec i pashpresë.
Edhe femrat mëndjelehta,shoqerojnë,
Përbindshat e paedukuar që i quajnë,
Të pasur e me bukuri i bekojnë,
E të poshtrit me të bukurën luajnë,
Ku dhe kabinat e kuqe të telefonit,
Ashtu epshorë zjarrin i futën vëndit,
E shkrimtari ujit lulet mavi të ballkonit,
Të shuaji epshin për mallin e tjetrit !