>
LETERSISHQIP

Eni Miq Te Shpates-Penè!!

Nuk hesht dot, vnuk mund tè hesht
Ky batak ku ne jetojmè
Duhet tè kthehet ne nje vresht
E te gjithé bashke ta punojmè!

Njeriu shemb male, shkèmbinj
Mbi oqeane ngre ura plot
S’qènka i zoti te zhduke ca minj
Qe po na qelbin ajrin kot?!

Njè grusht i fortè rrèzon njè burre
Njè plumb i vetem njè bizon
Kjo lufte s’mjaftohet me ca gurè
Nga guri miu, dhe shpeton!

Kjo toke dikur me lule mbushej
Ne qiell kishte veç dallendyshe
Tani pas ferrash e çdo gèmushe
Shikon urithet, dyshe-dyshe

Asgjé nuk del né dritè te diellit
Ndonje filiz rrallè e mè rrallè
Se deri lart ne kup te qiellit
Sorra dhe korba vijnè verdallè

Eni pra miq tè shpates -penè
Te hedhim farè mbi tokè te djegur
Tè mbjellim lule edhe pemè
Se ende rrènjet nuk janè prekur!!