>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 1 Mars 2020, RON publikon videoklipin "Coco", në bashkëpunim me Eminon. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 3 Maj 2022, RØN publikon videoklipin "Ganja", në bashkëpunim me Dj Geek. Muzika e këngës është shkruar nga vetë RØN, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim RØN, Dj Geek & Elinel. Produksioni audio u realizua nga RZON & PllumB.

Më datë 26 Maj 2022, RØN publikon videoklipin "All Your Lovin", në bashkëpunim me Semi Jaupaj. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Dafina Zeqiri & RØN kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Dafina Zeqiri, Elinel & RØN. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 11 Gusht 2022, RØN publikon videoklipin "Drop Top", në bashkëpunim me Doppelgänger. Videoklipi u prodhua nga kompania Smartmotion Films.

Më datë 1 Tetor 2022, RØN & Dafina Zeqiri publikojnë videoklipin "Boma Ni Tel". Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, ndërsa teksti u shkrua nga Elinel. Produksioni audio u realizua nga RZON & PllumB.

Më datë 14 Maj 2023, RØN publikon videoklipin "Papi Papi". Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Elinel & RØN, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes BledBeats. Produksioni audio u realizua nga RØN & BledBeats.

Më datë 12 Gusht 2023, RØN publikon videoklipin "Po Du". Muzika e këngës është kompozuar nga vetë Ron Zaiti, tekstin e kanë shkruar së bashku Elinel & Ron Zaiti, ndërsa orkestrimin e përgatiti BledBeats. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Ron Zaiti & BledBeats.