>
BIOSHQIP

“Suus” Në Top 20 Nga Gjithë Këngët E Eurovizionit

03-01-2014
Një tjetër vlerësim për këngëtaren kosovare Rona Nishliu. Ajo së bashku me këngën pjesëmarrëse në Eurovizionin e vitit 2012 “Suus” është renditur në vend të 18-të në klasifikimin e 250 këngëve më të pëlqyera nga fansat.

Kënga “Suus” është renditur në këtë pozicion nga Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio, pas votimit online përmes faqes së internetit 12points pik tv.



Këtë lajm e ka punlikuar vetë Nishliu në faqen e saj në Facebook, duke u shprehur e lumtur që ishte një 20 këngët më të mira ndër vite. “Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio më rendit mua me SUUS në poziten 18!

Edhe këtë vit në mesin e top 20-shit në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave të ESC... JU DUA Lajm i bukur për të nisë 2014 ha?”, ka shkruar Nishliu.



Sa i përket vendit të parë të këtij klasifikimi ai i është dhënë këngës së vitit 2012 të Suedisë Euphoria e kënduar nga këngëtarja Loreen.

Nishliu është renditur në vendin e pestë në edicionin e vitit 2012 të Eurosong.
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

“Suus” Në Top 20 Nga Gjithë Këngët E Eurovizionit