>
BIOSHQIP

Performancës Më Të Fuqishme Vokale I Jepet çmimi “Rona Nishliu Award”

02-07-2014
Zëri i Rona Nishliut dhe paraqitja e saj në festivalin e madh evropian “Eurovision”, ka bërë që Wiwiblogs, një prej portaleve si pikë reference për festivalin e madh të krijojë një çmim special që mban emrin “Rona Nishliu Award”.

E ky çmim do të jepet për vokalin më të mirë të secilit edicion. Edhe pse çmimi është krijuar që dy vite, këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu e ka kuptuar sot, lajm ky që e ka bërë të lumtur.

“Shume këndshëm! Wiwiblogs paskan krijuar që prej dy vitesh çmimin për nder të performances sime në Eurovision '12 Tani e tutje çdo këngëtare me performance të fuqishme vokale shpërblehet me çmimin Rona Nishliu Award for Best live Vocal (Çmimi Rona Nishliu për Performancën më të mirë Vokale Live) Faleminderit WIWI - JU DUA”, ka shkruar Rona në Facebook.

Çmimin “Rona Nishliu Award”, këtë vit e ka fituar Ruth Lorenzo, e cila ishte këngëtarja e vetme nga pesëshja e madhe që ka arritur të radhitet në Top 10-she në Kopenhagë.

Kënga "Dancing in the Rain" shfaqi zërin e saj të fuqishëm dhe mënyrën se si ajo interpretoi ato nota të larta. Kishte momente të ndryshme kur ne mendonim se zëri i saj do të rrënonte shtëpinë në kuptimin e plotë të fjalës. Me sa duket lexuesit tanë rënë dakord, shkruan Wiwiblogs.

Çmimi Rona Nishliu nderon garuesin e Shqipërisë të vitit 2012, i cila përfundoi e pesta në Eurovizion. Rona interpretoi "Suus", siç shkruan Wiwi, me emocion të pakrahasueshëm dhe disi arriti që të qëndroi në një mendje derisa punonte në çdo mënyrë të regjistrit të saj zgjerues.

“Rona, ne ju përshëndesim!”, shkruan Wiwi më tutje.

Ky çmim është vetëm një nga një dhjetëra çmimet që Wiwiblogs ka nisur si pjesë e 2014 Valentina Monetta Awards. Janë 12 kategori që kanë filluar, nga-veshja më e mirë deri të ajo me e keqja në ESC – identifikon garuesit të cilët lënë përshtypjen më të madh për tifozët e Eurovizionit, pavarësisht nëse ata e fituan garën apo jo.


Performancës Më Të Fuqishme Vokale I Jepet çmimi “Rona Nishliu Award”