>
BIOSHQIP

Rona Nishliu Uron Fatosat!

02-09-2014
Njëra ndër emrat me zërin më të fuqishëm në skenën tonë, këngëtarja Rona Nishliu, faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’ dje (e hënë) e ka shfrytëzuar, jo për të treguar ndonjë të re rreth angazhimeve të saj, por për të uruar të gjithë fëmijët që dje janë ulur për herë të parë në bankat shkollore. Përveç fëmijëve, Rona nuk ka lënë anash edhe mësimdhënësit. Atyre këngëtarja e njohur u uron punë të mbarë. “Mbarësi dhe suksese gjithë fëmijëve që bëjnë hapat e parë në rrugën e dijes dhe punë të mbarë mësimdhënësve tonë të dashur”, ishte mbishkrimi i këngëtares, karshi një fotoje ku shihet ajo e vogël me familjen e saj.
(Tribuna)

Rona Nishliu Uron Fatosat!