>
BIOSHQIP

Rona Entuziazmoi Kryeministrin Rama

04-05-2015
Qindra fansa shkuan në parkun e lulishtes së kryeministrisë të premten, për ta ndjekur koncertin e këngëtares Rona Nishliu, i cili filloi në orën 20:00 dhe vazhdoi për disa orë.

Në këtë skenë të madhe Rona u prezantua me “look”-un e saj të zakonshëm, me flokët stiluar në modelin topuz dhe një grim të lehtë. Ndërsa veshja në të cilën ajo mbante ishte një fustan të zi dhe këpucë të zeza.

Lulishtja u mbush nga dashamirës të grupmoshave të ndryshme të kësaj muzike dhe nga fansa të këngëtares. Zëri kumbues i këngëtares Nishliu nuk zhgënjeu. Ajo dhe kuarteti i saj patën një performancë të shkëlqyer dhe mbresëlënëse.

“Me motivet tona” u përkrah edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u duk mjaft i kënaqur dhe entuziast për këtë koncert. Pak minuta para se këngëtarja kosovare të niste performancën e saj, ai u shpreh se për rikthimin në këtë fushë është bërë shkak finalistja e “kampionatit europian”, Rona Nishliu, të cilës i uroi mirëseardhjen.
(Indeksonline)

Rona Entuziazmoi Kryeministrin Rama