>
BIOSHQIP

Ronela Hajati Demanton Lidhjen Me Yang Zerken

21-05-2015
U përfol ditë më parë në media se këngëtarja Ronela hajati është në lidhje dashurie me këngëtarin nga Shqipëria Yang Zerka.

Emisioni Prive ishte i pari që dha këtë lajmë e si duket këngëtares i ka revoltuar ky fakt për të cilin thotë se nuk është aspa e vërtetë, ajo & Zerka janë thjeshtë miq.

“Fakti që jemi miq dhe mbi të gjitha bashkëpunojmë për të njëjtën studio, nuk do të thotë që të dalin lajme të pavërteta. Boll me thashetheme, nuk dua më të has në hipoteza apo deklarata të padala nga goja ime. Kur të kem diçka për të folur për jetën time private kam gojë vetë”, ka reaguar këngëtarja duke demantuar lidhjen e saj.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ronela Hajati Demanton Lidhjen Me Yang Zerken