>
BIOSHQIP

Ronela Hajati Së Shpejti Videoklipi I Ri

15-07-2015
Këngëtarja Ronela Hajati këtë sezon veror nuk është se ka qenë shumë aktive, atë kemi patur rastin ta shohim vetëm si teksteshruese e këngëve të këngëtarëve të tjerë, siç ishte rasti i fundit ku Ronela kishte shkruar tekstin e këngës "Jo Mo" të koleges së saj Adelina Berisha.

Por mesa duket edhe Ronela ka vendosur që të vijë me një projekt të sajin këtë verë. Kënga e re që do të publikohet quhet "Tiger" dhe Ronela sapo ka publikuar trailerin e saj.

Kënga është punuar nga Alandy(Max Audio) e ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Ronela. Për videoklipin i cili pritet të jetë mjaft interesant dhe i xhiruar nga lart në një anije po punohet nga MAX Production, kompania e cila ka aktualisht në menaxhim këngëtaren.
(B.A/Teksteshqip.Com)