>
BIOSHQIP

Ja Ndryshimi I Ronelës Nëpër Vite

03-11-2015
Këngëtarja Ronela Hajati e ka nisur mjaft herët karrierën e saj muzikor duke qenë kështu pjesë e disa spektakleve në Shqipëri, por ajo u bë më e njohur sidomos me pjesmarrjen e saj disa herë në "Kënga magjike".

Në vitin 2010 ajo arrinë të futet në finale me këngën "Harroje", e ndërsa në 2011-tën bashk me Visarin e grupit Skillz ajo publikon "Neles", një këngë e cila pëlqehet shumë nga publiku dhe e ngrit më shumë në karrierë Ronelën.

Sot ajo është një ndër këngëtaret tona më të njohura por jo vetëm, pasi ajo njihet edhe si tekstshkruese e disa këngëve mjaft të njohura të këngëtarëve shqiptar.

Së fundmi Ronela ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një kolazh me disa fotografi ku tregon stilin e saj në kohët e shkuara dhe deri tani. Ajo ka eksperimentuar mjaft shumë me flokë dhe mund të themi se gati çdo vit ka pësuar ndryshime.



(B.A/Teksteshqip.Com)

Ja Ndryshimi I Ronelës Nëpër Vite