>
LETERSISHQIP

Ç'te Mundon Akoma?

Sa kohe do vazhdoj, kjo sikur me trëmb.
Jane disa mendime qe ma plasen koken.
Te japin kurajo qe te rrish ne këmbe.
Pekerisht ata, qe jane rrafsh me token.

S'po kerkoj meshire, as doren s'po shtrij.
Thjeshte cfare kam ne shpirt, une i hedh ne leter.
Tani cdokush zgjodhi, te ndjek jeten e tij.
Por jo jete te re, me zakon te vjeter.

Hedh ne leter ndjenjen, njeri s'po godas.
Vertet edhe vuaj, por nuk hiqem zvarre.
Nese kam lenduar, s'dua me te vras.
Valle c'te mbeti peng, Ty per t'u hakmarre?!!

Hakmarrje?!...Perse?.. C'te mundon akoma?
Me "kodet" e tua, cfare kerkon te thuash?
Në më do te vdekur, ja... ketu me ke.
Te vdisja nga Ty, gjej kohe kur te duash.