>
LETERSISHQIP

Dua Te Te Zhduk Nga Vetja....

Dua te te "zhduk" une ty nga vetja.
Nuk dua me asgje te ndjej.
Dhe futem thelle ne turma njerzish.
Kujtimi jot te mos me gjej.

I shoh fytyrat gjithe me radhe.
Eci me kot, vend e pa vend.
Nuk kam asnje destinacion.
Vec te harroj imazhin tend.

Edhe sikur ta ndjej mungesen.
Kujtimet me nuk i shfletoj.
Dhe ti do shohesh fakt te kryer.
Qe une edhe pa ty jetoj.

Tani te mbyt ty deshperimi.
Edhe nen hund ti qesh ne kot.
Ne trurin tend ndihesh gjithcka.
Ne shpirtin tend ti je pa bote.

Qendrome sa me larg te mundesh.
Qe mos te shkembejme asnje shikim.
Nuk dua te t'shoh rrotull meje.
Te maresh fryme nga ajri im.

Dua te "zhduk" une ty nga vetja.
Madje tani si kurre me pare.
Asgje te mire s'mbaj mend nga ty.
Historikisht vec me ke vrare.