>
LETERSISHQIP

Vetes...

Në jetë s'erdhe si Adami!
Ty s'të lindën në një Park.
Por Zoti s'të la mënjanë.
Nuk të dha asgjë më pak.

Të dha jetë, e të dha zemër.
Mish e kocka edhe gjak.
Të vendosën dhe një emër.
Pra... gjithcka që kishe hak.

Nise jetën të jetoje.
Shpesh pa futur gjë në barkë.
E në gjumë kur ëndërroje.
Mirësinë shihje si varkë.

Atë jetë kurrë s'e pranoje.
Shpriti shpesh të digjej flakë.
Gjumë të thellë sec preferoje.
Të lundroje veç mbi "varkë".

Rëndë me ëndrra u ngarkove.
Sa dhe shpina t'u bë hark.
Për një jetë të mirë shpresove.
Ec e ec mbi atë "varkë".

Ec e ec kurrë s'u lodhe.
I re botës rreth e qarkë.
E sa herë nga pas të ndoqën.
T'a shkatërronin atë "varkë".

Ndonjëherë dhe Ti gabove.
Mbi "dallgë" s'mund të drejtosh"varkë".
Rrugë të vështira përshkove.
Por askujt s'i ngrite carkë.