>
BIOSHQIP

Bllokohet Lokali I Rovena Dilos Në Tiranë

17-06-2014
Një policia private ka bllokuar mëngjesin e sotëm bar-kafe “Rovena” në kryeqytet.

Këngëtarja Rovena Dilo shprehet se një policia private e panjohur nuk e lejon atë dhe stafin të futet në lokal. “Një polici private e panjohur, nuk më lejon. Unë dhe stafi ndodhemi jashtë lokalit”- është shprehur këngëtarja.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e rendit dhe po largon nga lokali policinë private “Global Security”. Këngëtarja Rovena Dilo shprehet se do bëjë denoncim në polici për bllokimin e lokalit.
(balkanweb)

Bllokohet Lokali I Rovena Dilos Në Tiranë