TEKSTESHQIP

Rovena Dilo
Une Dhe Koha
Lyrics

Unë kohës i kërkoja:
-Falmë gjithsesi!
Se shpirti im naiv besonte...
Dhe qielli pas stuhisë
Kërkon të gjejë qetësi
Të ngopet pak me diell
Asgjë më shumë.

Kohën sot unë bëj ta ndal
Se s'më mjafton, jo
Por koha, jo, nuk ka asnjë stacion
Ajo thinjet pak nga pak, nga zbrazetia
Një jetë që hiqet zvarrë...

Këmbana e një shprese binte diku larg.
Mos ishte iluzion, s'e dija!?...
E lodhur si një hije, kohën ndiqja pas
Luftova të jetoj në çdo çast,

Më lëndonte në qenien time
Verbëria e një jete kurrizdalë
Me buzqeshte duke qarë

A jam viktimë e saj?
A s'kisha lindur vallë?

(refren)
Kërkoja fatin dhe vrapoja si e marrë
Kërkoja fatin, bota ishte e përdalë
Kërkoja fatin, vetëm shpresa ishte gjallë
Kërkoja fatin...
-----------------

Kërkoja fatin dhe vrapoja si e marrë.
Kërkoja fatin...
Kërkoja fatin...

Unë vetes i kërkova:
-Vitet lëri pas
Dhe ëndrrat çmëndurisht i zgjova
Të ardhmen e shikoja dhe asaj i flas
Unë dua të fitoj, ti jepmë fat

Mbijetonte në qenien time
Shpresë e re, që s'ishte zgjuar, jo më parë
Më buzëqeshte duke qarë

A jam viktimë e saj?
A nuk kam lindur vallë?

(Refreni)

Kërkoja fatin, vetëm shpresa ishte gjall.
Kërkoja fatin, dhe vrapoja si e marrë
Kërkoja fatin...
Kërkoja, kërkoja, kërkoja FATIN!

DËRGOI: