TEKSTESHQIP

Rovena Dilo
Gjeje Nje Tjeter
Lyrics

Gjeje një tjetër
Gjeje një tjetër
dhembje e vjetër

Universi yje plot
Unë nuk jam Armagedon
Gjeje një tjetër
atë shëmto

Unë shuaj vullkanet me zjarr
Me gjoks uraganet i ndalë
Sot mbretëri jam me fuqi
Vritmë më vonë
nuk mundesh tani

Unë e ti
shembemi, shembemi
Unë e ti
shembemi, shembemi
Bashkë, ne - kullë e letrave
Shembemi, shembemi
Gjeje një tjetër
më të mirë

Unë nuk lëkundem më
Aty ku ndizem, aty nuk fikem

Ende e dua veten
ende mund të çmendem sa herë të dua
e në testin për alkool t’më shkruajë “clean”

Ky moment është froni im

Jeta është si ekstazi
njërin e rrënon e tjetrin ngritë
gjeje një tjetër, je e lirë

Mos ma prek gjurin nën tavolinë
mos ma prek flokun në taxi
jam buzëetur për befasi
hesape qëroj me monotoninë