>
LETERSISHQIP

Te Dua

Të dua në çdo sekondë më tepër
Të dua në çdo rrahje zemre më shumë
Të dua më shumë se askush tjetër,
Të dua, të dua, të dua, z.kryevepër!

Të dua sa... sa vallë të të dua?
Nuk e di sa, jam më e vogël se dashuria,
Ndjenjat për ty më mposhtin të gjitha mua,
Prandaj të dua, të dua, të dua, të dua!

Të xhelozoj sa... Sa të të xhelozoj thua?
Të dua aq shumë sa s'të ndaj me askënd tjetër,
Edhe xhelozia është më e madhe se vetë mua,
Sepse te dua, të dua, të dua, të dua!

Të shkruaj për ty sa... Sa vallë të shkruaj,
Ndoshta më shumë se gjithë librat e botës bashkë,
Hë pra sa... sa të shkruaj, më thuaj?
Dhe vetëm më duaj, më duaj dhe ti më duaj.

DËRGOI: