>
BIOSHQIP

Rozana I “Djeg Zhgënjimet Me Cigare”

28-04-2015
Këngëtarja Rozana Radi ka publkuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet me një cigare të ndezur në gojë, në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar nganjëherë mërzinë e heq me cigare. “E ndeza përsëri cigaren! T’i djeg zhgënjimet një nga një. Në fund të fundit jeta ime shpesh herë ka qenë bardh e zi. Në hirin e cigares u dogj inati. Ashtu siç do të digjen nesër dëshirat ty. Thonë që ne jetë është i shkruar fati. Po ‘fati’ të shkruajë nuk di. R. Radi”, shkruan në postimin e saj. Këngëtarja Rozana Radi shumë shpejt do të vijë në një bashkpunim me këngëtarin Korab Jetishi.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rozana I “Djeg Zhgënjimet Me Cigare”