>
LETERSISHQIP

Lojë Me Çelësa

Secili bart një çelës me vete
E sjell rreth gishti rreth zemre

Kokë e mbyllur kokë e hapur
E fshehura të ikën
E të perqeshë prapa

Luan duke i sjellë çelësat
Zemra të afrohet
Drydrin s'e arrin

Sa çelësa në botë
Sa të mbyllura në kokë
Rrugë
Ëndërra
Urtësi
Galaksi

Sa fjalë pa çelësa
Sa fjalë nën çelsa

Duam t'i numërojmë
Na teprojnë e na mungojnë

Të sillet edhe pak bota
Të vijnë çelësat në ven të vet

DËRGOI: