TEKSTESHQIP

Rrapo Hazizaj
Nena Ime Shqiperi
Lyrics

Dallgë moj që vete tutje
Përmbi detin me stuhi
Kam një fjalë, kam një lutje
Të ma çosh në Shqipëri. (2x)

Amanet t’ma puthësh tokën
E të parëve të mi
Se ajo na ka bërë kokën
Nëna ime Shqipëri. (2x)

Ta kam borxh e ta kam hua
Kur të shkosh në Shqipëri
Ndahu nga shoqet e tua
E në breg të detit rri. (2x)

Amanet t’ma puthësh tokën
E të parëve të mi
Se ajo na ka bërë kokën
Nëna ime Shqipëri. (2x)

Kur të ndalesh n’ato brigje
Tejembanë e bukuri
Thoja se për ty po digjet
Zemra ime Shqipëri. (2x)

Nëna ime Shqipëri!

Amanet t’ma puthësh tokën
E të parëve të mi
Se ajo na ka bërë kokën
Nëna ime Shqipëri. (2x)

Nëna ime Shqipëri!

DËRGOI: