>
LETERSISHQIP

Puthja E Dheut

Re të luftës, .. dallgë dhe stuhi
S´na u hoqën kurrë mbi qepallë
Më të fortë ishim se vetë Sparta
Natën mbi Trojën nuk di ta falë

Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet
Kjo është një e vërtetë e qartë
Roma Çezarit, Nata e osmanliut
Na bëri të vuajmë, të heqim gjatë

Në një gjyq që as korbat se shkruan
Të d ë n u a r ishim, ...me kalvar!
Në atë (kontratë ) tmerri e gjaku
Shpërngulja bënte atentatin e parë

Tridhjetë shekuj janë rrënjët tona
30 shekuj kemi gurin në kufij
dhuna ishte shumë e rëndë
dhe ushtri tonën ne nuk kishim