>
LETERSISHQIP

Përtej Frikës

Kërkoj në mendimet e mia të zhurmshme
një vend që mbart paqen e munguar…
U ndala bregut të harruar, të motshëm, qysh kur isha fëmi…

Barku i tokës m’ u shfaq sakaq syve të mendjes
Sa fjalë pa thënë,
sa pasuri, libra të pashkruar,
sa dashuri kurorë pa vënë rrethin e bekimit,
sa njerëz vdiqën pa guxuar?