>
LETERSISHQIP

Shkujdesje

Mblidhet përditë parlamenti yn i pazë,
e harmonive iluzore, shqyrton;
të ardhmen e plasaritur,
të djeshmen, të nesërmen,
të shkuarën e papërtypur…

Shporon oshëtimë e mendimeve,
Tej, natyra shprehet pa mëdyshje…
Një gjethe e brishtë,
ashtu m’u duk jeta,
që tekat e erës e rrahin me yshtje…
Ndërkohë që e tashmja…,
si rëra rrëshqet gishtërinjve.