Më mbaj mend (për 1 muaj)

Me Linjën “Euro Star”

E shkuara nën hijen e kohës,
tretet humbëtirës së mjegullës
memories pa emocione,
shfaqur ndalesave të jetës,
ndryshkut të vagonëve….

Zhveshur magjie, harresave,
zbehur prehërit të Alzheimerit,
tkurrur betejave,
zheleve banale përvjedhur,
interferencave…

Vagonëve të zemrës mbetur përjetë,
e pacënuar,
territ të kohërave, botës qark,
kujtime e njerëz udhëtojnë me mua…!

Dita po vdiste ëmbëlsisht përtej xhamave,
nën mantelin e artë të diellit,
fundprillit shurdhmemec,
e trëndafilat me gjethe të purpurt,
lartësonin parfumin dehës të shpresës.

- Poezi nga Rudina Muharremi



Nuk ka akoma asnjë votë


Komente 0