>
LETERSISHQIP

Kohëve Të Harruara

Mendime te turbullta vinin në mendje,
një shkëndijë që udhëtonte në krahët e një memorie,
qenien e përshkoi,
e shkeli truallin e të kaluarës,
huazuar kohëve të harruara.

Belbëzoi,
dhe humbi në të tjera horizonte!

Ç’vend i rrezikshëm!
Plot me vendime që s’ mund të ndërrohen…
Yje që qiejt e mbrëmjeve vishnin,
valë të njelmëta trazuar lotit,
e rreze që ditëve kurmin ushqenin…

Ç’vend i çuditshëm,
plot me fantazma e me gërvishtje…!