>
LETERSISHQIP

Gjithçka E Largët

Dielli i heshtur ulej horizontit,
madhështisë së kuqërremtë në perëndim,
e era farfurinte fijet e shkurtëra të barit
ringjallur sakaq pranverës së sëmurë,
ku fryma e një buzëqeshje,
fjalët e pathëna vazhdonte të shprehte.

Gjithçka e largët,
përtej kreshtash,
gji monopatesh,
memorieve të dhimshme
ngarkuar kujtimesh,
reve në korrniza
përvjedhur grisë së siluetave…

Avitej melankolisë nën petkun e një imazhi që fantazitë dyndnin,
fshehur në një pikë loti të padukshëm,
për të mbërritur me krahë delikatese fluture,
tek shpërfillte trishtimin ditë,
strukur brazdave të shpirtit
bardhësisë së përjetshme.