>
LETERSISHQIP

Prag Dimri

A thua janë vetëm gjethe
që bien para syve të mi
e era degdis s'di ku,
kësaj vjeshte që udhëton mbi binarë të akullt
e pa mëshirë përtyp grimca jete,
thërrmimit të viteve e çasteve,
që rënies së lirë,
belit të hollë të klepsidrave,
fshehur ngjyrave të një floriri të rremë
e rrotave të plotfuqishme që fishkëllejnë,
njoftojnë kohën në ikje...
tinëz, pa kthim!

Tej një Arakne,
mbërritur prej kushedi kujt metamorfoze,
bindjes se do të rrojë gjithmonë,
pa frikën e Zotit,
stis rrjeta të padukshme
e mpreh plorin e gishtërinjve,
në pritje të ndonjë insekti të hutuar.

Po avitet dimri...!

DËRGOI: