TEKSTESHQIP

Rudolf Stambolla
Pershendetje Marinare
Lyrics

Hana rreze lshon, mramja leht afron, n'brigje ra kudo qetsi
veç një vashë rrin tuj prit,
në detin që larg shndrit
mbi valë po kthen një anije

me gzim vasha pret djaloshin, që pranë saj po kthen
e përshenetjen larg nga anija vala po e bjen
është përshenetja marinare, që djaloshi bën
qeshet vajza, qeshin zemrat, qeshin t'bukrat valë

ja... n'thellesi, ca drita vezullojnë
vasha pret djalin me mall t'pushtojë
nuk i pritet sa ta shohi, ti thote mijra fjalë
e ti fali urim nga zemra, mirë se vjen o djalë

ja... n'thellesi, ca drita vezullojnë
vasha pret djalin me mall t'pushtojë
nuk i pritet sa ta shohi, ti thote mijra fjalë
e ti fali urim nga zemra, mirë se vjen o djalë

e ti fali urim nga zemra, mire se vjen o djalë