>
BIOSHQIP

Bisedë Me Ryva Kajtazin Mbi Klipin E Ri “Më Thuaj Po”

29-12-2013
Ryva Kajtazi sapo ka publikuar videoklipin e saj më të ri në bashkpunim me këngëtarin Sefë Duraj, "Më thuaj Po" titullohet kënga e punuar nga Ardian Kastrati & Arsim Bunjaku, ndërsa për videoklipin janë përkujdesur ASHA Graphics. E siç thotë edhe Ryva vetë, bashkpunimi ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm dhe i pëlyer nga publiku...

TeksteShqip: Ryva, sapo keni publikuar vidoeklipin tuaj më të ri "Më thuaj Po" në bashkpunim me Sefë Duraj. Na flisni pak më shumë rreth këtij rpijekti?

Ryva: Sapo është lansur videoklipi në bashkpunim me Sefë Duraj. Realizuar nga Ardian Kastrati në Maqedoni dhe me tekst të Arsim Bunjakut.



TeksteShqip: Jeni dy këngëtarë të sitlave të ndryshëm. Sa ka rezultuar të jetë ky bashkpunim mjaft interesant?

Ryva: Edhe pse i takojmë dy zhanreve krejt të kundërta ka një përputhje shumë të mirë mes dy zërave. Kënga është mirëpritur shumë mirë nga fansat.

TeksteShqip: Po me realizimin e videoklipit jeni e kënaqur?

Ryva: Klipi është realizur nga Produksioni Asha. Besoj që ka dalë një videoklip mjaft cilësor.

TeksteShqip: Ndonjë porosi për fund...

Ryva: Faleminderit për mbështetjen. Ju don Ryva...
(Teksteshqip.Com)

Bisedë Me Ryva Kajtazin Mbi Klipin E Ri “Më Thuaj Po”