>
BIOSHQIP

Oopss! Ryva, Kujdes Fustanin!

30-01-2014
Një vajzë modeste dhe mjaft e shoqërueshme, fama nuk e ka ndryshuar aspak edhe pse karakterizohet si një artiste e vërtetë dhe e pëlqyer shumë nga publiku kosovar.

Këto epitete i përkasin këngëtares së mirënjohur Ryva Kajtazi e cila gëzon një mirënjohje të madhe si në estradën kosovare ashtu edhe në diasporë. Këngëtarja që njëkohësisht është edhe aktore e njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca.

Me zërin e saj karakteristik të fuqishëm por njëkohësisht edhe të ëmbël dhe me paraqitjen e saj bombastike në skenë tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet.

Ka realizuar shumë këngë dhe të gjitha kanë rezultuar hite atje, por tentativave të shumta për të bërë emër dhe në Shqipëri si duket po i shkojnë huq.

Ryva gjatë realizimit të një fotosesioni të ri, i ka dalë gjoksi jashtë sa që këngëtarja nuk e ka vërejtur dhe fotografitë kanë përfunduar si zakonisht në rrjetet sociale.
(Express)

Oopss! Ryva, Kujdes Fustanin!