>
BIOSHQIP

Sabina Dana Shahet Publikisht Me Eni Kocin

10-03-2012
Ka qenë e ftuara e nderit në një emision muzikor në një televizion, por çfarë ndodhi në atë studio, e shndërroi këngëtaren Sabina Dana dhe emisionin muzikor në një prej me të ndjekurve nga publiku.

Sabina Dana, e ftuar në emisionin "100% Shqip", krahas pyetjeve të moderatores së emisionit, iu desh t'i përgjigjej edhe telefonatave të publikut, një prej të cilave e shqetësoi pa masë. Në mes të emisionit, Sabina lëshoi një lumë kritikash ndaj koleges së saj Eni Koçi, e cila më parë sipas Danës e kishte komentuar atë në një emision në radion që ka motra e saj.

"Nuk dua ta merrem më me të, por më vjen keq që në moshë kaq të vogël, ajo ka kryer kaq shumë ndërhyrje kirurgjikale",- ka thënë këngëtarja në studio, duke iu referuar koleges së saj, e cila nga ana tjetër edhe ajo e ka akuzuar për ndërhyrjet e shumta kirurgjikale që Sabina ka kryer në fytyrë dhe në trup.
(Bluetooth)

Sabina Dana Shahet Publikisht Me Eni Kocin