TEKSTESHQIP

Sabit Gllareva
Treni I Fundit
Lyrics

Ah more tren_o, o treni i fundit,
O që kalove, ata binarë.
Oh sa shqiptar_o, i solle t'vdekur,
Eh sa shqiptar_o, i solle t'gjallë.

Ah more tren_o, o treni i fundit,
Oh ty tu k'putshin, ata binarë.
Oh nëpër rrugët, o të Prishtinës,
O a e le_o, ndonjë Shqiptar.

Ah more tren_o, o treni i fundit,
Oh në këtë rrug_o, për jetë e vdekje.
O a ka mbetur, dikush n'Kosovë,
O a të gjith_o, i ke me vete.

Ne atë stacion_o, te larë me lotë,
O kur u nise, o prej Prishtine.
Ah more tren_o, o treni i vjetër,
O a mos ishte, dhe nana ime.

Kur po i afrohesh, o ti kufinit,
O a po t'thon_o, ata binarë.
O ta kalosh_o, t'ziun kufi,
Se dhe përtej_o, o ka Shqiptar.

O a po t'thon_o, binartë e ndryshkun,
O ta kalosh_o, t'ziun kufi.
Se nga Prishtina, e deri n'Shkupë,
O Perëndia, i thotë Shqipëri