>
BIOSHQIP

Sabri Fejzullahu, 70 – Vjeçari Që I Jep Jetë Kërcimit

03-10-2014
Është hera e parë që provon të kërcejë, por performanca e tij e parë në “Dance with me”, bëri që të shkëlqejë së bashku me partenren Rozana Radi.

Fejzullahu pas natës së parë të kërcimit u shpreh se është ndjerë shumë mirë dhe i vlerësuar nga miqtë, kjo falë ndihmës së koreografit Albi Nako.
“Pas ftesës nga regjisorja Grabocka, ishte bashkëshortja që më kërkoi të merrja pjesë në këtë spektakël, për ta shijuar këtë sfidë deri në momentin e fundit”, u shpreh më tej artisti nga Kosova.

Sabri spektakli “Dance with me” ka startuar. Si u ndjetë në këtë eksperiencë të parë?
Jam ndjerë mirë që në momentin që më ka ftuar regjisorja e njohur Vera Grabocka. Këtë ftesë e kam pranuar me gjithë zemër edhe pse nuk di të vallëzoj, por falë ndihmës së koreografit Albi Nako kam jetësuar këtë eksperiencë të bukur.
Përshtateni në kërcim me Rozanën pasi partneri në kërcim është i rëndësishëm?

Kur më pyetën se me kë do të vallëzosh, dëshira ime ishtë që të kërceja me Rozanën, sepse Rozana është aktore, unë jam aktorë, ajo këngëtare dhe unë këngëtarë dhe duke parë këto eksperienca të përbashkta mendova se përshtatemi më mirë me njëri-tjetrin.

Si u prit performanca juaj nga miqtë?
U prit shumë mirë, sepse në të vërtetë kam marrë mijëra sms urimi, të cilët më bën të ndihem i lumtur, duke më rritur besimin në vetvete. Eksperienca e përjetuar ishte shumë e bukur.
Kush iu shtyu që të merrnit pjesë në këtë spektakël?

Unë jam 70 – vjeç dhe tashmë nuk kam pretendime për të qenë në qendër të vemendjes, mirëpo gruaja ime ishte ajo e cila më kërkoi të merrja pjesë në këtë spektakël, në mënyrë që CV-ja ime të pasurohej akoma dhe më shumë, për t’ju treguar nipërve dhe mbesava pjesë nga eksperiencat e mia.
(Indeksonline)

Sabri Fejzullahu, 70 – Vjeçari Që I Jep Jetë Kërcimit