TEKSTESHQIP

Sabri Fejzullahu
Pa Lamtumire
Lyrics

U ndam pa lamtumirë
E ftoft na puthi Hëna
Dy lotë në dëshpërim
than fjalë të pa thëna
e lotët nuk u than
premtimin se harruan
vite rrodhën vash
ish natë, natë kur u takuam,
ish natë kur u takuam..

shpirti m’dogji plaga
o zjarr i përvëluar
dy lotë të ftoft si nata
ca fjalë kishin harruar
e lotët s’kishin fjalë
të heshtuar ishim ne të dy
një jetë që s’ishim parë
s’u tret kjo dashuri..}2h

e si do të flisja unë vall
e çfar do të them më thuaj
e dija që ti mua shumë më doje
të desha unë ty më shumë}2h

DËRGOI: