>
LETERSISHQIP

Këtë Mëngjes

Këtë mëngjes cicërova
por si zogu përmbi degë
një dëshir t`fjetur zgjova
vargu shkruar grisi fletë.

Këtë mëngjes hëna iku
një dëshir shpirtin piku
fjala mjaltë doli nga goja
me kujtime u mbështolla.

Mendja ikën përë hava
vallë si qënka kjo dynja
të rrëmben ditë vesuar
t`zbeh ëndrrën e shikuar.

Nuk kam faj përse lotoj
se dëshirat më pickojn,
flokë dëbore përmbi supe
hapat heshur, ikën tutje.

Jetë o jetë, më mashtrove,
ditët më të bukura, vodhe,
ca kujtime shkruar në letër
s`më ka mbetur as gjë tjeter.

Mos guxoni, të më lendoni
vargjet shkruar kur t`lexoni
jeta kurrë nuk është vaj
dhe as lule të çeli në maj.

Koha iken duke vrapuar
pas e ndjekim duke lotuar
vdekje linjdje janë motra
lotë e puthje, qënka Bota.

Më kot, qajë kohën ikur,
dhe numëroj ditët fikur,
koha më s`kthehet prapa,
jeta s`është si në përralla.

Një fishkëlllim merzije erdhi,
kush lotoi… unë, apo qielli?
kush nga ne do largojë retë
dhimbja streh më mos t`ketë!

HESHTUR…….

Heshtur do përtyp ç`do fjalë,
Dhe kujtimet radhë e radhë,
Heshtur do lëpijë dhe lotin
Heshtur do thërras dhe Zotin.

Heshtur do ta pres agimin
Pranë do qas pak durimim,
Do duroj, se kam duruar ….
Do vazhdoj udhën munduar.

Heshtur vargjet do t`shkruaj
Dhimbjen ikje s`do ta truaj
Hënës do ti vjedh shkëlqimin
Sytë përlotur, zbehen shikimin.

Heshtur do vazhdoj ca çapa
Nuk do kthej më koken prapa
Nese bie…pertokë një çast!
Do ngrihem.Se n`dej kam gjakë.

Heshtur do kaloj udhëtimin,
Mos ti zgjoj shpirtit trishtimin,
Si qëriri ngadalë do fikem
Do vazhdoj, por s`do ipem.