Mirëmbrëma
Mirëmbrëma` si u ngryse.
E pyes veten, dëshpëruar
Portën hapur, përplas era
Kjo natë s`është si netët tjera
Shpirti plagë,njëherë rënkoi
Mali heshti, hëna vështroi,
Sytë përlotur skuqur si dielli
Menjëherë u nxi dhe qielli...
Mirëmbrëma `si u ngryse,
Pyeta shpirtin që rënkonte
Hapi hedhur pse çalonte
Porta mbyllur ,loti pikonte.
Fati është makina e kohës,
Koha hapat si kthen prapa
Mos u bëj robin e ëndrrës
Endrrën peng e mban nata
Mirëmbrëma, si u ngryse,
Pyeta zemrën e pikëlluar
Një renkim lëshoi papritur
Vallë kaq shumë qënka lënduar.
Farmak fjala, sytë errësoi,
Nata e trishtë hënën dëboi,
Pas një ditë, vjen një tjetër,
Jo të gjitha shkruhen n`letër
- Poezi nga Sabrie Selimaj
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Sabrie Selimaj
Komente 0