Ju
Ju që s`dini veç të shani...
Duke çjerrur fytyren tuaj
Kete dite gojen mbajeni
S`jane te gjithe si puna juaj
Ju qe s`dini te pushoni
Si gjinkallat ne pike te vapes
Perse valle nje çast s`mendoni
Kur litarin i zgjasni fjales
Kollarisur, fjalë helmuar
Hap i ngathet ,bark kacek,
Dite shkurtur te harbuar
Kacavjerres ne hendek.
Ju qe ngopje kurre s`ndieni
Dhe mendoni veç per vete
Gjumin me endrra e beni
Pak me duket, t`u them lugeter?
Trazavaç, cipe plasur,
Gjake helmuar nga lakmia,
Do ju them,qet e shtruar,
Eshte e jona Shqiperia ...
- Poezi nga Sabrie Selimaj
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Sabrie Selimaj
Komente 0