Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kam Frikë...

Sa kohë do qëndrojmë shpresuar,
në mjegullën e fjalëve pa bereqet,
mbase një gjë e keni harruar ...
mjegulla largohet kur dielli troket,

Kam frikë, se shumë gjëra të tjera,
ju mbajnë peng,s`ecin dot përpara
ndonjëherë më vjen t`u qaj me oiiiii
kur krekosi me ''arritjet'' përralla...

Frika ju bren gjerë në kock e di,
se frika ka lindur përpara njeriut,
ulërimat tuaja më kallin neveri....
raliteti është trasparent në tërsi...

Hijes së vet njeriu, kurrë si ikën dot,
deti i gjërë, s`kalohet po s`dite not,
ethet për pushtet sa vin e shtohen
nga lukset e tepërta sytë u errësohen,

Fjalve të tepërta vërtetë u doli boja,
ulërimat tuaja prapa lën pasoja...
doni, apo s`doni ju,koha u`la zbuluar,
përballja me drejtësinë, ju ka tërbuar...

Nuk e di perse si vini gishtin kokës!
mendoni një çast, për njerzit me nevoj ,
e neveritshme është vërtetë e juaja lojë
nga mashtrimet tuaja, kemi mjaftë provoj.

Ca majtas ca djathtas,tokën po coptoni,
mjerimin në vatra si ushqim po e shtroni
luksi nga djersa jonë, ju ka marrosur fare
nga bëmat tuaja` po qajnë fusha e male!?

- Poezi nga Sabrie Selimaj



Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim