Sabrie Selimaj Poezi
Sabrie Selimaj

Sa Herë

Sa herë gjendem mes jush,
pika e lotit nga cepi i syrit zbret,
zemra nga malli kthyer në prush
largësia shpirtin, heshtur vret ...

S`dua të më pysni, kur rri heshtur,
Se di sa larg, kam ikur me kujtime,
poshtë hijes së lisit një puhiz freskie
më sjell pran ca kujtim fëmijërie

Malli i etur përqafon male e fusha
ulet në lëndinë plotë lule e bar,
loti i ngazëllimit zbret te gusha
gjithçka do doja, t`ishte si më parë,

E mbush kupën me lotë gezimi...
këpus një gonxhe të ti marr erë
kërkoj përsëri ngrotësin e ati gjiri
të mbeshtes kohën dhe njëherë

Kam kohë e kohë, që kam ikur
gjurmët zvarritur, si trup pa frymë
dashuria në këtë tokë, ka lindur...
dhe vdekja këtu, të vi të më marr !

- Poezi nga Sabrie Selimaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0