>
LETERSISHQIP

Atë Ditë Kuq E Zi Frymoi Liria

Atë ditë Perëndia bekoi kombin tim,
Rudhat e dhimbjes u bënë flamur
Shqipja puthi nëntorin me gëzim
Qelli u skuq e deti valëzoi fatlum

Atë ditë qeshën, u përlotën t`gjithë
Lotë gëzimi, pikoi hëna nga qielli
Krojet gurgulluan, u derdhën lum
Toka shkundi kurrizin, rrëzoi llum

Atë ditë dhëmbët kërcisnin lugetrit
Shushunjat e moçaleve gjakpirëse
E prej fundit të dheut zani i të parëve
Hallall, u krye amenati i baballarve ...

Atë ditë flamuri puthi qiellin me etje
Dhe fëmija në barkun e nënës qeshi
Malet veshën petkun e lirisë njëhershi
Sheshin e flamurit, kënga e vallja e ndezi

Atë ditë Ismail Qemali ngriti flamurin
Trimat e Kosovës si kreshnikë erdhën
Shqipja hapi krahët,e lirë puthi qiellin
Atë ditë, lulëzoi pranvera, e lindi dielli,

Atë ditë Nëntori u bë vargu i këngës,
E shqipja hapi krahët në qiellin e lirisë