>
LETERSISHQIP

Pikë Vese

Mbi qerpik një vesë magjie,
pikoi mbi buzën e prushtë
Lulja syrit i bën hije
Vesa pikur njomë gushë,

Nuk je lulja e vetme n`botë
por ti çele në shpirtin tim
ndaj të dua unë kaq fort
përqafuar presim agim ...

Kur përplas syri qepallat
flasin sytë me shikime
në zabel këndojnë bilbilat
për ty` bukuroshja ime ...

Ngre tallaze, përpinë dete
kur buzëqesh e dashuruar
pika e vesës magji jete
frymoj fellë n`tëndin krahëruar

Zien gjaku poshtë lëkures...
buza e prushët s`ka më fjalë,
ç`magji ishte pika e vesës
pa më thuaj... gush bardhë...!